Lidhje

Nënpresidenti Xho Biden viziton Mongolinë


Nënpresidenti Xho Biden viziton Mongolinë
Nënpresidenti Xho Biden viziton Mongolinë

Nënpresidenti amerikan Joe Biden vlerësoi sot kalimin e Mongolisë në demokraci, gjatë një vizite një ditore në këtë vend, ku ai zhvilloi bisedime lidhur me një bashkëpunim më të madh mes të dy vendeve në fushën ekonomike dhe atë të mbrojtjes.

Zoti Biden mbërriti në Ulan Bator pas vizitës 5-ditëshe në Kinë. Ai është nënpresidenti i parë amerikan që viziton Mongolinë që nga viti 1944, megjithëse ish presidenti George Bush pati bërë një ndalesë të shkurtër atje në vitin 2005.

Zoti Biden falënderoi Mongolinë për kontributin e saj në operacionet ushtarake në Irak dhe në Afgansitan, si dhe në operacionet e tjera paqeruajtëse. Nënpresidenti amerikan u takua sot me kryeministrin mongol Suk-batar Batbold.

XS
SM
MD
LG