Lidhje

Nepal: 15 vetë humbin jetën nga rrëzimi i një avioni

  • Zëri Amerikës

Policia në Nepal thotë se nga rrëzimi i një aeroplani në veri të vendit kanë humbur jetën 15 njerëz.

Autoritetet thonë se gjashtë persona në bordin e avionit, mes tyre dy fëmijë, mbijetuan. Aeroplani që i përkiste një linje lokale Agni Air, u përplas ndërkohë që pëpiqej të ulej në aeroportin Jomsom, një bazë për pelegrinët hindu dhe alpinistët.

Zyrtarët thonë se pak para rrëzimit, piloti i tha kontrollit të trafikut ajror se aeroplani kishte probleme teknike dhe se po ndryshonte destinacion për në qytetin Pokhara për ulje emergjente.

Aeroporti Jomson në lartësinë prej 2,700 metrash mbi nivelin e detit njihet si një ndër aeroportet më të rrezikshme të botës.

Kryeministri i Nepalit Baburam Bhattarai shprehu ngushëllime për viktimat e aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë vdekjeprurës për linjën ajrore Agni Air në më pak se dy vite. Në gusht të vitit 2010, një aeroplan i kësaj kompanie u rrëzua në rajonin e Himalajave duke vrarë 14 njerëz, përfshi 4 amerikanë.

XS
SM
MD
LG