Lidhje

Nepal: Ende të zhdukur nga orteku


Zyrtarët e emergjencës në Nepal thonë se disa njerëz vazhdojnë të rezultojnë të humbur, pasi u ndodhën në rrugën e një orteku që vinte nga mali i tetë më lartë i botës. Dje të paktën 9 vetë humbën jetën në malin Manaslu, pasi u goditën nga masa e madhe e borës.

Kjo është një nga tragjeditë më të mëdha që u ndodh alpinistëve gjatë viteve të fundit në Himalaja. Disa njerëz mundën të shpëtoheshin me helikopter. Disa nga alpinistët pësuan plagosje të lehta. Helikopterët e shpëtimit fluturuan sot përsëri mbi male me shpresën për të gjetur personat që figurojnë të humbur.

Sipas agjencisë Associated Press, orteku i goditi alpinistët dje në mëngjes, ndërsa po flinin nëpër tenda. Sipas zyrtarëve lokalë, shumica alpinistëve të vrarë ishin francezë, ndërsa alipistët e tjerë ishin nga Italia, Gjermania dhe Spanja.
XS
SM
MD
LG