Lidhje

Nepali përjeton pasgoditje pas tërmetit


Nepali ndjeu pasgoditje të tjera sot, ndërsa punonjësit e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për të shpërndarë furnizime, pas tërmetit të dytë të fuqishëm që tronditi vendin.

Ministria e brendshme tha se 65 persona gjetën vdekjen nga tërmeti i së martës me magnitudë 7,3. Gati 2 mijë të tjerë janë të plagosur. Shifrat pritet të rriten, ndërsa aturitetet vazhdojnë kërkimet në zonat e largëta.

Shumë njerëz e kaluan natën jashtë, ashtu siç bënë pas tërmetit të 25 prillit, nga frika e pasgoditjeve që mund të shembin më shumë ndërtesa.

Shërbimi gjeologjik amerikan njoftoi për 20 pasgoditje që nga e marta.

XS
SM
MD
LG