Lidhje

Nepali tronditet nga pasgoditjet sizmike


Një pasgoditje e fuqishme tronditi sot kryeqytetin nepalez Katmandu, me një fuqi 6.7 ballë, ndërkohë që në qytet mbizotëron kaosi dhe paniku pas tërmetit të së shtunës që la mbi 2200 të vdekur dhe sheshoi ndërtesa të shumta.

Sipas Agjencisë Gjeologjike Amerikane pasgoditja e fuqishme sot ishte një ndër 18 tronditje sizmike që u ndjenë pas tërmetit të së shtunës, i cili e kishte epiqendrën 80 kilometra në veriperëndim të Katmandusë.

Lagje të tëra të qendrës historike të qytetit janë shaktërruar. Në lindje, tronditjet sizmike shkaktuan orteqe në Malin Everest duke lënë të vrarë 17 alpinistë në kampet e tyre të fushimit.

Dëme në njerëz janë regjistruar edhe në rajonin e Tibetit, ndërsa në Indi ka pasur të paktën 34 të vdekur. Sipas medias lokale, viktima të tjera ka pasur edhe në Bangladesh, Butan, dhe në rajone në kufirin mes Nepalit dhe Kinës.

XS
SM
MD
LG