Lidhje

Vazhdojnë debatet për ligjin e Nëpunësit civil


Kryetari i PD, Basha: Rama ka zgjedhur përplasjen me opozitën. Kreu i parlamentit Meta bën ftesë për debat të qetë: Vendimi do të diskutohet edhe në parlament

Në Shqipëri partia demokratike mblodhi sot grupin e saj parlamentar dhe aleatet e djathtë për të përcaktuar qëndrimin ndaj vendimit të qeverisë për shtyrjen me 6 muaj të efekteve të ligjit për Nëpunësin civil. Kryetari Lulzim Basha akuzoi dhe një herë shumicën për shkeljen e konsensusit politik duke deklaruar se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sipas tij rrugën e përplasjes me opozitën. Nga ana e tij kryetari i parlamentit Ilir Meta bëri thirrje për një debat të qetë në parlament ku do të duhet të diskutohet Akti normativ i qeverisë, i cili është i mbështetur në argumenta teknik dhe ligjor, u shpreh ai
Vazhdojnë debatet për ligjin e Nëpunësit civil
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00


Vendimi i dy ditëve më parë i qeverisë për ligjin e nëpunësit civil vazhdon të mbetet në qendër të debateve politike, për shkak të kundërshtive të forta të opozitës. Sic dhe ishte parlajmëruar demokratët mblodhën sot grupin e tyre parlamentar dhe aleatët për të diskutuar rreth kësaj cështjeje. Kryetari demokrat Lulzim Basha e cilësoi vendimin e qeverisë një akt shumë të rëndë dhe të paprecedentë.

Opozita ka reaguar në mënyrë të përsëritur cdo ditë, duke parlajmëruar sipas edhe rrezikun e një dështimi të mundshëm në marrjen e statusit kandidat dhjetorin e ardhshëm duke qenë se miratimi i tij majin e kaluar ishte një kërkesë e qartë e Brukselit. Dje megjithatë zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim Stefan Fyle e cilësoi aktin e qeverisë si një hap për të shmangur një boshllëk ligjor, një amendim teknik që zgjidhte një ngërc dhe se nga pikëpamja e komisionit kjo nuk përbënte ndonjë cështje.

Ndoshta për këtë arsye sot zoti Basha u përqëndrua më së shumti në efektet politike të lëvizjes së qeverisë dhe raportet e ardhshme mes palëve duke deklaruar se opozita është e gatshme të përballet por pa saktësuar se cila do të jetë rruga e zgjedhur prej tyre: “Kjo që po bëjnë me konsensusin është padyshim një pabesi burracakësh. Demokratët dhe mbarë opozitarët janë të indinjuar me këtë pabesi. Janë të indinjuar me mesazhin që po përcjell përditë qeverisja e mëngjesit të keq dhe e provokimeve të përditshme të Edi Ramës, i cili po u thotë demokratëve dhe opozitarëve: ne nuk mjaftohemi të qeverisim pa ju! Ne jemi këtu të qeverisim kundër jush. Ka zgjedhur të provokojë. Ka zgjedhur përplasjen me Kushtetutën dhe Ligjin. Po zgjedh përplasjen me opozitën sot dhe me publikun e gjerë nesër”.

Nga ana e tij kryetari i parlamentit Ilir Meta bëri thirrje për një debat të qetë, ndërsa tha se demokratët nuk i ishin përgjigjur ftesës së shumicës për t’u njohur me argumentat e saj teknik dhe ligjor: “Ky akt- normativ dje ka mbërritur në Kuvend për të cilin do të diskutohet dhe për këtë do të vendoset nga Kuvendi. Besoj se në komisione dhe në seancën plenare ku do të debatohet, diskutohet, vendoset për të. Argumentet do të bëhen prezentë nga ana e Qeverisë, por dhe nga ana e opozitës . Shpresoj që të ketë konsensus përsëri në këtë drejtim”.

Akti normativ ka një efekt 45 ditor. Duke qenë se bëhet fjalë për një lij i cili kërkon shumicë të cilësuar edhe akti normativ do të kërkojë po kaq vota, 84, të cilat e majta duket se i ka siguruar edhe e vetme pas largimit të djeshëm nga radhët e së djathtës, të deputetit republikan Luan Duzhaj.
XS
SM
MD
LG