Lidhje

Nesër, gjysmëfinalet në Afrikën e Jugut. Holanda përballë Uruguajit

  • Zëri Amerikës

Në Afrikën e Jugut, kupa e botës hyn nesër në fazën e gjysmëfinaleve me ndeshjen Hollandë-Uruguaji në Kejp Taun. Nga të 32 ekipet e fillimit tani ka mbetur vetëm 4. Në gjysmëfinalen tjetër, Spanja përballet të mërkurën me Gjermaninë në Durban. Finalja do të luhet të dielën në Johannesburg. Megjithëse Hollanda mundi Brazilin në çerekfinale, trajneri holandez Bert van Marwijk e ka këshilluar ekipin e tij që të mos e nënvlerësojë Uruguajin, lojtarët e të cilit ai i quan luftëtarë që dinë të mbijetojnë. Të dy ekipet do të kenë mungesa në përbërjen e tyre të shkaktuara nga kartona të verdhë ose nga dëmtime. Uruguaji e ka fituar dy herë kupën e botës ndërsa Holanda ka humbur në dy finale.

XS
SM
MD
LG