Lidhje

Nesër, Kongresi i ri amerikan mblidhet në sesionin e parë

  • Zëri Amerikës

Nesër, Kongresi i ri amerikan mblidhet në sesionin e parë

Nesër, Kongresi i ri amerikan mblidhet në sesionin e parë

Kongresi i ri amerikan mblidhet nesër për herë të parë, me një legjislaturë të ndarë ku republikanët thonë se do ta shfuqizojnë reformën e sistemit shëndetësor të Presidentit Barak Obama.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që humbën shumicën në zgjedhjet e nëntorit, e kritikuan sot planin republikan.

Debi Uaserman Shulc, përfaqësuese e Floridës tha se ky veprim do të dëmtonte miliona amerikanë dhe se mund të rrezikonte rimëkëmbjen e brishtë ekonomike të vendit duke marrë kohë nga përpjekjet për hapjen e vendeve të punës dhe ekonomia. Ajo e quajti një shembull të hipokrizisë republikane.

Kryetarja e deritanishme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelozi tha se krijimi i vendeve të punës do të ishte një nga përparësitë kryesore të Kongresit të ri, së bashku me pakësimin e defiçitit dhe fuqizimin e klasës së mesme.

Republikani Xhon Bejnër që pason zonjën Pelozi në detyrë, ka thënë se reforma e kujdesit shëndetësor është e kushtueshme dhe po mbyll vende pune.

Përveç përpjekjeve për shfuqizimin e reformës së sistemit shëndetësor, republikanët janë angazhuar se do të pakësojnë shpenzimet federale dhe të zvogëlojnë masën e qeverisë.

XS
SM
MD
LG