Lidhje

Netanjahu: Kërkesa e palestinezëve për njohje do të dështojë

  • Zëri Amerikës

Netanjahu: Kërkesa e palestinezëve për njohje do të dështojë

Netanjahu: Kërkesa e palestinezëve për njohje do të dështojë

Kryeministri izraelit parashikon një dështim të kërkesës për njohjen e shtetit palestinez në takimin e Kombeve të Bashkuara këtë javë. Grupi i njohur si Kuarteti i Lindjes së Mesme do të takohet sot në Nju Jork në përpjekjen e fundit për të bindur palestinezët të heqin dorë nga planet e tyre për të kërkuar njohjen e pavarësisë në takimin e javës së ardhshme të OKB-së.
Kryeministri izraelit tha se kërkesa për njohjen e shtetit palestinez nga Kombet e Bashkuara do të dështojë.

Ai i tha sot kabinetit të tij se paqja mund te arrihet vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta.

"Ne jemi të përgatitur të hyjmë në negociata për paqe me fqinjët tanë palestinezë në se ata janë të gatshëm. Mendoj se eventualisht, pasi situata të jetë qetësuar, pas gjithë asaj që po ndodh në OKB, më në fund palestinezët do të ndërgjegjësohen – kjo është ajo që shpresoj – dhe do të largohen nga këto lëvizje që anashkalojnë negociatat në mënyrë që ne të arrijmë paqe dhe siguri për veten tonë dhe për fqinjët tanë".

Palestinezët kanë thënë se do t’i kërkojnë Këshillit te Sigurimit të miratojë anëtarësimin e tyre në OKB.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar t’i vënë veton një kërkese të tillë në se ajo shkon në Këshillin e Sigurimit.

Grupi i njohur si Kuarteti për Lindjen e Mesme takohet sot në Nju Jork në atë që mund të jetë një përpjekje e fundit për të bindur palestinezët të heqin dorë nga planet për njohjen e shtetit të tyre. Kuarteti përfshin përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja, OKB-ja dhe Rusia.

XS
SM
MD
LG