Lidhje

Netanjahu premton reforma pas demonstratave në Izrael

  • Scott Bobb

Netanjahu premton reforma pas demonstratave në Izrael

Netanjahu premton reforma pas demonstratave në Izrael

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se do ta trajtojë çështjen e krizës së shtëpive në vendin e tij pas një demonstrate të mijëra izraelitëve të shtunën në Tel Aviv. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Bobb njofton nga Jeruzalemi se protestat e filluara prej disa tendave në Tel Aviv janë kthyer tani në një lëvizje në mbarë vendin.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi reforma gjithpërfshirëse pasi rreth 15,000 njerëz demonstruan të shtunën kundër kostos në rritje të çmimit të shtëpive.

Ai thotë se Izraeli po kalon një krizë shtëpish që ka nxitur reagimin e publikut. Kjo krizë është e vërtetë, thotë ai. Ne e kemi ditur prej vitesh."

Protesta e së shtunës ishte paqësore megjithëse policia tha disa dhjetra demonstrues u arrestuan për bllokimin e rrugëve. Protestuesit mbanin parulla që kërkonin drejtësi sociale. Disa bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë.
Qeratë thuajse janë dyfishuar gjatë pak viteve të fundit dhe studentë si Moshe Batito thonë se ata nuk mund ta përballojnë më të jetojnë pranë vendeve ku studiojnë dhe punojnë.

"Studentët duhet të paguajnë shumë para dhe ne nuk e përballojmë dot. Ne jemi me bursa, kemi gjithçka dhe përsëri vuajmë."

Protesta filloi një javë më parë kur disa të rinj ngritën kampe dhe tenda në të gjithë qytetin. Që atëherë mbështetja për të është rritur nga disa shtresa të shoqërisë, përfshi klasën e mesme dhe të moshuarit.
Organizatorët janë përpjekur ta mbajnë protestën të përqendruar tek çmimet e larta të shtëpive, por grupe të tjera janë bashkuar për interesat e tyre.

Ekonomia e Izraelit ka vazhduar të rritet me më shumë se katër për qind në vit kohët e fundit, por shumë thonë se përparimi po shijohet kryesisht nga një pakicë e pasur.
Ka pasur protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, dhe bulmetit.
Doktorët dhe studentët mjekësorë janë në grevë me kërkesa për pagesa dhe kushte më të mira pune.

Grupet humanitare kanë vënë në dukje se kushtet e jetesës janë më të rënda mes disa palestinezëve dhe emigrantëve të rinj.
Rritja e lëvizjes përmes medias sociale u ka kujtuar disave fillimin e kryengritjeve të fundit në vendet arabe.

XS
SM
MD
LG