Lidhje

Netanjahu: Nuk do të ketë lëshime për ndërtimet në Jeruzalemin Lindor


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu tha se qeveria e tij nuk do të bëjë lëshim për ndërtimet në Jeruzalemin Lindor.

Zoti Netanjahu tha në mbledhjen e kabinetit sot se do ta bëjë të qartë qendrimin e Izraelit gjatë vizitës së tij në Uashington javën e ardhëshme.

Kryeministri izraelit ka në plan të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Palestinezët kërkojnë nga Izraeli që të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve në Jeruzalemin Lindor, në tokën e pushtuar gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Kjo çështje ka ndërprerë procesin e paqes dhe është kthyer në një mosmarrëveshje publike mes Izraelit dhe zyrtarëve ameriknaë.

I dërguara amerikan, Xhorxh Mitëçll u takua me zotin Netanjahu sot, në përpjekje për të filluar bisedime jo të drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Kryeministri izraelit është nisur sonte për në Uashington, ku do të flasë para një grupi të fuqishëm lobist pro-izraelit dhe do të takohet me udhëheqës të Kongresit amerikan. (ze)

XS
SM
MD
LG