Lidhje

Netanyahu: Sanksionet tani për tani politika ndaj Iranit


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se do t’i japë shans sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, dhe nuk ka në plan të sulmojë impiantet e tij bërthamorë në ditët apo javët e ardhshme.

Duke folur dje për televizionin izraelit, zoti Netanyahu tha se preferon një zgjidhje paqësore të konfliktit me Iranin por insistoi se vendi i tij nuk do të lejojë Iranin të ketë armë bërthamore.

Zoti Netanyahu sapo u kthye nga bisedimet në Uashington, ku ai tha se Izraeli nuk mund të presë shumë gjatë për diplomacinë dhe sanksionet për të ndalur programin bërthamor të Iranit.

Udhëheqësi izraelit ka pranuar ato që i quajti dallime thelbësore mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në përqasjen ndaj Iranit.

Presidenti Barack Obama i ka kërkuar zotit Netanyahu t’i japë diplomacisë dhe sanksioneve më shumë kohë, po ka ripërsëritur pozicionin e Shteteve të Bashkuara se të gjitha mundësitë janë në tryezë për të ndalur Iranin të ketë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG