Lidhje

Netanyahu për zgjidhjen me dy shtete


Gjatë një takimi me Presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri izraelit Banjamin Netanyahu ripohoi angazhimin e tij për të arritur një zgjidhje me palestinezët sipas parimit të ekzistencës së dy shteteve, në kuadër të paqes në Lindjen e Mesme.

Kjo është vizita e parë e zotit Netanyahu në Uashington, që pas marrëveshjes bërthamore me Iranin, që Izraeli e kundërshtoi ashpër dhe takimi i tij i parë me presidentin Obama në më shumë se një vit. Presidenti Obama tha në fillim të takimit se ishte i interesuar të dëgjonte mendimet e kryeministrit Netanyahu për uljen e tensioneve me palestinezët. Të dy udhëheqësit shtrënguan duart dy herë. Zoti Netanyahu ishte nga kundërshtarët më të fortë të marrëveshjes me Iranin duke thënë se ajo nuk do ta pengonte këtë vend të prodhonte armë bërthamore dhe do të vinte në rrezik Izraelin.

Izraeli mer 3 miliardë dollarë në vit ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët thonë se Kryeministri Netanyahu do të kërkojë shtimin e saj deri në 4 apo 5 miliardë dollarë në vit. Marrëveshja e tanishme 10 vjeçare përfundon në vitin 2017.

XS
SM
MD
LG