Lidhje

SHBA, incident me armë në një shkollë fillore


Një nxënës 12-vjeçar vrau një mësues dhe plagosi dy shokë të klasës para se të vriste veten në një shkollë fillore në shtetin jugperëndimor amerikan të Nevadës.

Të shtënat me armë zjarri ndodhën të hënën në Sparks të Nevadës, afër kufirit me Kaliforninë. Njoftohet se dy studentët e plagosur janë në gjendje të qëndrueshme. Njëri u qëllua në shpatull dhe tjetri në bark.

Mësuesi u identifikua si një veteran 45-vjeçar i ushtrisë amerikane (i quajtur Michael Landsberry), i cili vdiq gjatë përpjekeve për të mbrojtur nxënësit e tij.
Shefi i policisë lokale tha se rreth 150 deri 200 oficerë reaguan menjëherë pas incidentit. Shkolla fillore Sparks, do të jetë e mbyllur gjatë gjithë kësaj jave.

Ky është sulmi i fundit me armë zjarri në një varg incidentesh vdekjeprurëse në mbarë Shtetet e Bashkuara. Sulmi ndodhi gati një vit pas të shtënave në shkollën fillore Sandy Hook në Konektikat, ku u vranë 20 nxënës dhe gjashtë të rritur.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG