Lidhje

Kompania “Stony Plain” hedh në treg dy albume


Kompania e regjistrimeve muzikore Stony Plain ka hedhur në treg dy albume të rinj të artistëve veteran të muzikës blues, Duke Robillard dhe Ronnie Earl. Albumet e tyre spikasin për muzikën ritmike bluz dhe sjellin përvojën mbi 40 vjeçare të artistëve të njohur.

Me kitarristin vetarn, këngëtarin dhe drejtuesin e grupit Duke Robillard, mund të merrni një dozë të mirë bluzi, por njëkohësisht do të gjeni edhe elementë të muzikës R&B, rock dhe jazz.

please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:08:01 0:00
Direct link

Duke erdhi nga Rhode Island, ku ai bashkëthemeloi grupin modern të bluzit ritimik Roomful of Blues. Ai ishte pjestar i grupit Fabulous Thunderbird dhe ka interpretuar edhe me Tom Waits, Pinetop Perkins, Bob Dylan etj. Viti 2013 shënon 20 vjetorin e tij në krye të grupit Duke Robillard.

Gjatë viteve ai ka fituar dy çmime për muzikën blues si kitarristi më i mirë në këtë rrymë muzikore si dhe ka fituar dy çmime Grammy, një për albumin më të mirë tradicional blues dhe tjetrin për albumin më të mirë bashkëkohor blues.
Ndonëse është në moshën 64 vjeçare, ai nuk ka ndër mend të largohet nga aktiviteti i tij muzikor.

Një tjetër album i prodhuar nga studio Stony Plain është albumi “Just for today” i cili përmban interpretime nëpër koncerte të drejtpërdrejta nga Ronnie Earl.

Romnie Earl, është muzikant i rrymës blues i cili njihet si një ndër instrumentistët më të mirë në kitarrë. Mbasi përfundoi kolegjin, ku ai pati si frymëzim Muddy Waters, ai ka interprtuar me një sërë grupesh në Çikago, Nju Orlins dhe Austin përpara se të zëvendësonte Duke Robillard si kitarist i parë në grupin Roomful of Blues.

Në vitin 1988 ai krijoi grupin e tij të parë muzikor të cilin e quajti The Broadcaster.
Ronnie ka shkruar shumicn e këngëve të albumit “Just for today”, ku përfshihet edhe një dedikim për Hubert Sul-in dhe Robert Nighthawk.

Tashmë në moshën 60 vjeçare, Ronnie pranon se ai ka më shumë pasion për muzikën sot se sa më parë. Ai thotë se “Në interpretim vendos çdo pjesë të shpirtit.”
XS
SM
MD
LG