Lidhje

Axhenda e Kongresit të ri amerikan


Dhoma e Përfaqësueve e Kongresit amerikan zgjodhi zotin John Boehner si kryetar të saj në Kongresin e ri të mbizotëruar nga republikanët.

Ligjvënësi republikan nga shteti Ohio mori 216 vota në sesionin e parë të Kongresit të ri që u hap sot.

Republikanët kanë tani shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve, edhe në Senat, ku konservatorët janë të vendosur të prapsojnë disa nga politikat e Presidentit Barak Obama.

Partia republikane e fillon sesionin e ri legjislativ dy-vjeçar me një shumicë të fuqishme, më të madhen në disa vjet, pasi arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet e mesit të mandatit në muajin nëntor.

Ata kanë 246 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh. Kjo është shumica më e madhe në 70 vitet e fundit. Republikanët kontrollojnë gjithashtu 55 vende në Senatin prej 100 anëtarësh.

Udhëheqësi i ri shumicës në Senat, Mitch McConnell, tha në një intervistë për CNN-in, se detyra e parë e Senatit është miratimi i naftësjellësit Keystone. Përkrahësit e këtij projekti thonë se ai do të krijojë vende të reja pune dhe do të sjellë pavarësinë energjitike për Shtetet e Bashkuara. Kundërshtarët demokratë të projektit thonë se ai do të shkaktonte dëme të jashtëzakonshme për mjedisin dhe se shumica e vendeve të punës të krijuara do të jenë të përkohëshme.

Udhëheqësi i ri shumicës në Senat, Mitch McConnell, tha në një intervistë për CNN-in, se detyra e parë e Senatit është miratimi i naftësjellësit Keystone. Përkrahësit e këtij projekti thonë se ai do të krijojë vende të reja pune dhe do të sjellë pavarësinë energjitike për Shtetet e Bashkuara. Kundërshtarët demokratë të projektit thonë se ai do të shkaktonte dëme të jashtëzakonshme për mjedisin dhe se shumica e vendeve të punës të krijuara do të jenë të përkohëshme. Korrespondentja Cindy Saine shpjegon në vazhdim se si pritet të ndikojë përbërja e re e organit legjislativ mbi programin e Presidentit Obama dhe shanset për kompromise dypartike për të gjetur zgjidhje për objektiva të rëndësishme si imigracioni dhe pabarazia ekonomike:

Pas pushimeve me familjen në Havai, Presidenti Obama është kthyer në Uashington ku e pret një realitet i ri politik.

Udhëheqësi i ri i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell tha për rrjetin CNN se Senati do të votojë për një numër ligjesh që nuk do të pëlqehen nga presidenti, si planet për një tubacion nafte dhe heqjen e masave rregullatore në tregun energjetik. Zoti McConnell tha se balanca e forcave ka ndryshuar:​

“Tani i duhet të diskutojë me ne. Amerikanët votuan për një qeveri të ndarë mes dy forcave politike, jo sepse nuk duan të bëhet gjë, por sepse duan që zgjidhja të gjendet në qendrën politike”.

Një nga anëtaret e reja në Kongres, Mia Love thotë se ligjvënësit duhet t’i dëgjojmë më mirë votuesit:

“Jemë përballur me qeverisje jofunksionale pasi njerëzit në të dyja anët e spektrit politik kanë vepruar me bindjen se amerikanët duhet të kenë besim tek ata. Por ne politikanët duhet të kemi besim tek populli amerikan”.

Senatorja demokrate Elizabeth Warren nuk bie dakord me programin e republikanëve, duke thënë se Kongresi duhet të përqëndrohet tek amerikanët në gjendje më të vështirë.

“Uashingtoni punon shumë mirë me miliarderët dhe korporatat e mëdha si dhe avokatët e lobistët. Si i bëhet për ata që kanë mbetur pa shtëpi, pa punë, kanë humbur kursimet për pension. Detyra jonë këtu është të luftojmë për këto familje. Ka ardhur koha që Uashingtoni të punojë për ta”.

Analisti Stuart Rothenberg thotë se Senatorja Warren përfaqëson një grup populist brenda Partisë Demokrate:

“Po rritet grupi i demokratëve populistë, progresistë me prirje majtiste që i kundërvihen strukturës aktuale. Përkrahësit e Senatores Warren, Kryebashkiakut De Blasio në Nju Jork, bëjnë pjesë në një lëvizje që kërkon vëmendje më të madhe tek drejtësia sociale, rrogën minimale në 15-20 dollarë në orë. Ky grup po forcohet brenda Partisë Demokrate”.

Por për tema si imigracioni, analisti thotë se republikanët janë më të përçarë se demokratët:

“Në këtë pikë, republikanët janë më të përçarë. Për momentin, republikanët u tremben më shumë grupeve më ideologjike në partinë e tyre, prandaj ndoshta ata duhen fajësuar më së shumti për këtë paralizë”.

Ndërkohë që vazhdon puna për të riparuar kupolën e Kapitolit, disa analistë thonë se ligjvënësit brenda ndërtesës kanë punë edhe më të madhe për të ndrequr përçarjet dhe për të rifituar besimin e amerikanëve.

XS
SM
MD
LG