Lidhje

Pikë e re doganore Shqipëri-Kosovë


Shqipëria dhe Kosova inauguruan sot në kufirin e Morinit pikën e përbashkët të kalimit tranzit të mallrave në një ceremoni ku morën pjesë kryeministrat e të dy vendeve

Pika e përbashkët doganore për tranzitet lehtëson në mënyrë të ndjeshme procedurat. Deri më tani nëse një mall për të mbërritur në destinacion duhet të kalonte më parë në territorin e njërit prej të dy vendeve, ai i nënshtrohej disa procedurave, në hyrje dhe dalje nga vendi transit si dhe në hyrje të vendit ku duhet të mbërrinte. Me marrëveshjen për një pikë të përbashkët tranziti dhe zhvillohet vetëm pikën hyrëse dhe atë të destinacionit, duke ndalur vetëm pak minuta në pikën e kufirit, kjo falë shkëmbimit të të dhënave mes sistemeve doganore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se “në këtë mënyrë jo vetëm shkurtohen procedurat, por përmes uljes dhe të kostove, përftojnë si biozneset ashtu dhe qytetarët”. Nga ana e tij kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se “ky përbën një hap të rëndësishëm drejt bashkimit doganor të të dy vendeve”, pasi pritet që së shpejti në Morin të ndërtohet dhe terminali I përbashkët doganor.

Po sot në Tiranë, në prag të përvjetorit të 7 të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Bujar Nishani dekoroi disa nga figurat dhe personalitetet e shquara të cilët kontribuan që Kosova të bëhej një shtet i pavarur. Ndërsa Qarku i Tiranës vlerësoi kryetarin e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, me titullin Nder i Qarkut të Tiranës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG