Lidhje

Projektligj për zhbllokimin e telefonëve?


Dy senatorë amerikanë pritet të paraqesin një projekligj dy partiak, i cili do të vendoste ndëshkime ndaj kompanive teknologjike që refuzojnë urdhërat e gjykatës për të zhbllokuar telefonët inteligjentë.

Ky projektligj me nismën e senatores demokrate të Kalifornisë Dianne Feinstein dhe senatorit republikan të Karolinës së Veriut Richard Burr, po cilësohet “i rrezikshëm nga ekspertët e teknologjisë”.

Shtëpia e Bardhë nuk është shprehur ende lidhur me projekligjin, ndërkohë që ai është në procesin e hartimit.

Mbështetësit e ligjit thonë se ai do t’i përgjigjej shqetësimeve në rritje se elementë kriminalë i përdorin shërbimet e koduara për të shmangur zbatimin e ligjit.

XS
SM
MD
LG