Lidhje

Fillon viti i ri shkollor në Kosovë


Mbi 400 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës filluan sot vitin e ri shkollor në rreth një mijë objekte shkollore. Prej tyre 27 mijë nxënës sot për herë të parë shkuan në shkollë.
Udhëheqësit më të lartë të vendit përgëzuan nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke nënvizuar përkushtimin për ngritjen e cilësisë së mësimit dhe përmirësimit të kushteve të punës.
Edhe më tej sistemi shkollor përballet më vështirësi, shkolla të mbipopulluara, ku mësimi zhvillohet në klasë me më shumë se 45 nxënës dhe me disa ndërrime si dhe me gjendje jo të mirë të personelit arsimor.
Po ashtu, sistemi arsimor vazhdon të jetë i ndarë në baza etnike. Shkollat me mësim në gjuhën serbe, vazhdojnë të funksionojnë ne bazë të planeve dhe programeve të hartuara nga autoritetet në Serbi dhe të paguhen nga Beogradi.
XS
SM
MD
LG