Lidhje

Viti i Ri në Nju Jork


Fishekzjarret në mbarë globin lajmëruan ardhjen e vitit të ri 2014 ndërkohë që mijëra njerëz u mblodhën në qendrat e shumë qyteteve për të festuar momentet e para të vitit 2014.

Rreth një milion njerëz në qytetin e Nju Jorkut u përballën me temperaturat e ulëta, masat e larta të sigurisë për të parë në Times Square zbritjen e topit gjigant në mesnatë që shënon ndërrimin e viteve.

Në mungesë të ish kryebashkiakut dhe kryebashkiakut të tanishëm të Nju Jorkut, anëtarja e Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomajor shtypi butonin që aktivizoi zbritjen e topit gjigant në Nju Jork duke shënuar ndërrimin viteve.

Miliona njerëz u mblodhën në hapësirat publike në mbarë botën për të shënuar ndërrimin e viteve duke përfshirë Moskën, Dubain, Londrën, Nju Jorkun dhe qytete të tjera të mëdha përpara festimet e tyre të mesnatës.

Dubai krijoi shfaqjen më të madhe në botë me fishekzjarre, duke ndezur 400 mijë fishekzjarre me synim vendosjen e rekordit të ri botëror, duke e tejkaluar rekordin e vitit të kaluar prej 77 mijë fishekëzjarresh të vendosur nga Kuvajti.
XS
SM
MD
LG