Lidhje

Mjekët ndjekin gjendjen e viktimave të uraganit


Afro dy javë pasi brigjet verilindore të Shteteve të Bashkuara u goditën nga uragani i fuqishëm Sandy, ekipe mjekësore kanë vizituar vazhdimisht banorët e këtyre zonave, për t’u siguruar që ata të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Ekipet mjekësore, ku janë përfshirë edhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare, kanë kryer vizita derë më derë në ndërtesat e larta me apartamente të lagjeve Brooklyn dhe Queens në New York, banorët e të cilave kanë qëndruar për shumë ditë pa artikujt e domosdoshëm, përfshirë edhe ujin.

Ekipet mjekësore i bënë një vlerësim të shpejtë gjendjes shëndetësore për të gjithë banorët që ata vizituan dhe personat që kishin nevojë për ndihmë mjekësore u çuan me ambulanca në spitalet më të afërta.

Grupi Ndërkombëtar i Ndihmave, Mjekët pa Kufij, me eksperiencë në vendet e sapodala nga lufta, kanë mobilizuar ekipet e tyre në zonat që i kanë ndjerë më tepër pasojat e stuhisë dhe kanë ngritur një klinikë që t’i shërbejë njërit prej komuniteteve të New Yorkut më tepër të goditura nga stuhia. Ende qindra mijëra banorë në New Yorkut dhe New Jerseyt vazhdojnë të mbeten pa drita.
XS
SM
MD
LG