Lidhje

De Blasio: Nuk do të frikësohemi


Kryetari i bashkisë në Nju Jork, Bill de Blasio, thotë se qyteti i tij nuk do të frikësohet apo jetojë me frikë pas publikimit të videos nga militantët e ISIS të mërkurën duke kërcënuar qytetin më të madh amerikan.

“E dimë që terroristët kanë qëllim të frikësojnë dhe pengojnë shoqërinë tonë demokratike. Ne nuk do të përkulemi para kësaj.”

Kryetari i Bashkisë foli në Times Square, një zonë tejet e njohur për turizmin që duket edhe në videon kërcënuese. Imazhet tregojnë atë që duket të jetë një mjet shpërthyes të montuar brenda xhaketës së dikujt dhe pamje nga Time Square.

William Bratton është Komisioner i Policisë së Nju Jorkut:

“Të jemi të kujdesshëm por jo të frikësuar. Policia e Nju Jorkut do të mbrojë vendin duke punuar nga afër me FBI dhe qarqet tjera qeveritare dhe me ndihmën e pakursyer të banorëve të këtij qyteti të madh ne do ta mbajmë atë të sigurtë.”

Kërcënimi ndaj Nju Jorkut vjen pas kërcënimit të bërë të hënën ndaj Uashingtonit përmes një video ku kërcënohen të gjitha vendet, duke bërë thirrje për pjesmarrje në fushatën luftuese. Të mërkurën, këshilltari i presidentit Obama për anti-terrorin tha se nuk ka kërcënime të besueshme ndaj Uashingtonit

XS
SM
MD
LG