Lidhje

50 shtëpi të shkatërruara nga zjarri në Nju Jork


Departamenti i Zjarrfikëseve i New Yorkut thotë se mbi 50 shtëpi janë shkatërruar nga zjarri në një rajon të qytetit të përmbytur nga stuhia masive.

Zyrtarët thanë se zjarri ra në lagjen Queens të New Yorkut, në një zonë pranë Oqeanit Atlantik. Një zëdhënës tha se më tepër se 190 zjarrfikës u përleshën me flakët gjatë natës dhe mundën të shpëtojnë 25 njerëz që kishin ngecur në një çati pranë vendit të përfshirë nga flakët. Zjarrifikësit përdorën një barkë për të shkuar tek ndërtesa për evakuimin e personave.

Dy prej tyre kishin pësuar lëndime të vogla. Stuhia me erërat 130 kilometra në orë shkaktoi dallgë të papara me lartësi 4 metra, që u përplasën në brigjet e New Yorkut, duke shkaktuar vërshime në tunelet e qytetit, në autostrada, stacione metroje dhe në sisemtin elektrik që furnizon me energji Wall Streetin.
XS
SM
MD
LG