Lidhje

Kërkohen dy dëshmitarë lidhur me sulmet e Nju Jorkut


FBI-ja po kërkon ndihmën e publikut për të zbuluar vendndodhjen e dy burrave, të cilët thuhet se gjetën një valixhe në një trotuar të Nju Jorkut, ku u gjet një pajisje shpërthyese. Ky incident mund të ketë lidhje me personin e dyshuar për vendosjen e bombave në Nju Jork dhe Nju Xhërsi të shtunën.

Të mërkurën FBI-ja publikoi një deklaratë dhe një fotografi të të dy burrave që ishte marrë të shtunën, më 17 shator, në të njëjtën orë që u aktivizua pajisja shpërthyese. FBI-ja tha se të dy burrat e morën valixhen, e cila gjendej rreth katër blloqe nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Nju Jork dhe e lanë pajsijen atje. Pajisja mbeti e pashpërthyer.

Hetuesit federalë thanë në një konferencë shtypi të mërkurën, se burrat kërkohen vetëm si dëshmitarë.

Po të mërkurën, zyrtarët amerikanë bënë publike një padi penale kundër personit me prejardhje afgane, Ahmad Khan Rahami, të dyshuar për bombat në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Personi në fjalë akuzohet për terrorizëm.

Prokurorët në Nju Xhersi fillimisht ngritën ndaj 28-vjeçarit pesë akuza për tentativë vrasjeje që buron nga shkëmbimi i zjarrit me policinë në qytetin e tij Linden të hënën në mëngjes dhe që rezultoi në plagosjen e tij dhe të dy policëve.

XS
SM
MD
LG