Lidhje

SHBA: E drejta e armëmbajtjes


Ka kaluar një vit që kur një njeri i armatosur qëlloi për vdekje 20 fëmijë të klasës së parë në një shkollë fillore në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që pritej të miratohej një legjislacion kombëtar për kontrollin e armëve, faktikisht të gjitha ligjet e miratura që nga ajo kohë e kanë bërë edhe më të lehtë për individët që të blejnë armë. Materiali në vazhdim tregon se si pasioni i amerikanëve për armët mbijetoi pas tragjedisë.
Por një vit pas vrasjes së 26 fëmijëve dhe mësuesve në një shkollë fillore në Newtown Connecticut, të afërmit e viktimave thonë se dhuna me armë ende po merr shumë jetë të reja.
“Ajo që ndodhi në Newtown ndodh çdo ditë në Amerikë. Çdo javë humbim jetë fëmijësh nga armët”, thotë pastori i qytetit, Matthew Crebbin.
Në fakt, ligjet për armët janë liberalizuar në disa shtete.
“Më pëlqejnë filmat me dhunë dhe luftë por nuk ndihem mirë nga kjo.”

Pasioni për armët u diskutua në një seminar ku profesori i teologjisë Donovan Schaefer foli për armët dhe mentalitetin apokaliptik.

“Amerika u themelua si komunitet utopist fetar dhe në këtë shtegtim, armët në vetvete u bënë si të thuash objekt i kulturës fetare.”
Kështu e trajton çështjen Shoqata Kombëtare e Armëve dhe lobi për armëbajtjen, thotë profesori.
“Strategjia e NRA është të tërheqë pakicat e armëmbajtësve që u pëlqejnë idetë apokaliptike si lufta e përhershme mes lirisë dhe tiranisë.”
"And Newtown we want you to know that we're here with you."
Pas masakrës në Newtown presidenti Obama nuk pati sukses në forcimin e ligjeve për blerësit e armëve të cilin e kundërshton pastori David Whitney.
“Nëse dikush bën një ligj tjetër, në mënyrë specifike po shkel dispozitën e ligjit që kemi dhe kështu bëhet armik i brendëshëm.”
Në një sherbesë në përvjetorin e vrasjeve në Newtown, klerikët e mbështetën fuqishëm kontrollin e armëve.
“Për besimtarët, dhuna me armë nuk është çështje e drejtë morale.”
Gary Hall i Katedrales Kombëtare në Washington thotë se armët janë bërë pjesë e teologjisë që bie ndesh me shkrimet e shenjta.
“Një prej adhurimeve më të mëdha në Bibël është për armën, në qoftë se armët ofrojnë siguri. Nuk mendoj se ka një mënyrë ku arma është bërë simbol i qetësisë dhe sigurisë në një mënyrë të pazakontë.”
Për këtë nënë nga Newtown dhe viktimat e tjera, arma është burim i pikllimit dhe vuajtjes, dhe shpresa e tyre që të mos ketë më tragjedi përballet me besime të forta rreth armëve.
XS
SM
MD
LG