Lidhje

Në Njutaun rihapen shkollat pas masakrës


Sot në qytezën Newtown të Connecticut-it, ku ndodhi sulmi më i rëndë me armë zjarri në historinë e Shteteve të Bashkuara, nxënësit u kthyen sërish në shkolla. Shkollat u hapën dy orë me vonesë.

Vetëm në shkollën fillore ku ndodhi tragjedia, Sandy Hook, nuk rifilluan mësimet. Zyrtarët e qytezës thanë se nxënësit e kësaj shkolle do të ndjekin tani e tutje shkollën tjetër fillore qytetit, Monroe, dhe se janë marrë masa që t’u ofrojnë atyre seanca këshillimore nga psikologët.

Autoritetet mendojnë se 20-vjeçari Adam Lanza, autori i masakrës, vrau fillimisht të jëmën në shtëpi dhe pastaj ja mori asaj armët dhe u nis drejt shkollës fillore. Kur në shkollë erdhi policia ai vrau veten, pasi kishte vrarë 26 persona. Mbetet ende i paqartë motivi i vrasjeve. Ndërkohë, sot është në plan të mbahen funeralet për dy nga viktimat, 6-vjeçarët James Mattioli dhe Jessica Rekos. Dje u zhvillua funerali për dy viktimat e para, dy djem 6-vjeçarë. Gjatë kësaj jave janë në plan të zhvillohen edhe funerale të tjera.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG