Lidhje

Njutaun, ceremonitë e varrimit edhe për tre fëmijë 6 vjeçarë


Dje, presidenti Obama i bëri thirrje kongresit që të rivendosë ndalimin e armëve sulmuese të zjarrit, masë e cila u hoq në vitin 2004

Në qytetin e Njutounit zhvillohen sot ceremonitë mortore edhe për tre fëmijë 6 vjeçarë, të cilët ishin mes 26 viktimave të ditës së premte në shkollën fillore të këtij qyteti. Kjo tragjedi ka rihapur debatin për dhunën e shkaktuar nga armët e zjarrit dhe ligjet për kontrollin e armëve.

Autoritet besojnë se personi i armatosur vrau nënën e tij përpara se të shkonte në shkollën ku kreu masakrën dhe më pas vrau veten. Hetusit po përpiqen të përcaktojnë motivin e incidentit.

Dje, presidenti Obama i bëri thirrje kongresit që të rivendosë ndalimin e armëve sulmuese të zjarrit, masë e cila u hoq në vitin 2004.

Ai ka emëruar nënpresidentin Joe Boden që të drejtojë përpjekjet për hartimin e një propozimi që do të zgjidhte dhunën nga armët.

Sipas sondazheve të kryera dje nga rrjeti CNN International, ngjarja e së premtes ka ndryshuar mendimin e anketuesve. Kështu 52% e atyre që morën pjesë në sondazh mbështesnin ”Kufizime të mëdha të armëve ose mbështesin nxjerrjen jashtë ligjit të armëbajtjes”.

XS
SM
MD
LG