Lidhje

Ngjarja e Floridës zgjon debatin për racën në SHBA


Goditja vdekjeprurëse ndaj një adoleshenti të paarmatosur afrikano-amerikan në Florida, në muajin shkurt, ka kthyer vëmendjen tek raca në Shtetet e Bashkuara. Disa amrikanë besojnë se djali ishte viktimë e profilizimit racor – pasi ai ishte afrikano-amerikan. Përkrahësit e autorit të vrasjes, latinit i cili ishte angazhuar në patrullimin vullnetar të lagjes së tij, nuk pranojnë se ngjarja ka ndodhur si rrjedhojë e profilizimit racor.

Anembanë Shteteve të Bashkuara, ka thirrje për reagim ndaj vrasjes së Trayvon Martin.

Martini është djali 17 vjeçar i cili u vra me armë zjarri në një përplasje me një vullnetar për patrullimin e lagjes ku jetonte, George Zimmerman.

Prindërit e Martinit thonë se djali i tyre u vra. Zimmerman deklaron se ishte vetëmbrojtje. Autoritetet lokale, shtetërore dhe federale po hetojnë, por nuk kanë kryer arrestime.

Benjamin Crumo është avokat i cili përfaqëson familjen e Martinit.

“Ne besojmë sinqerisht se Trayvon Martin është i vdekur sot si pasojë e profilit të tij racor”.

Mbështetësit e Zimmermanit e hedhin poshtë këtë gjë, por shumë amerikanë këmbëngulin se ky rast është i tillë.

Ligjvënësi Bobby Rush është mes anëtarëve të Kongresit i cili ka bërë thirrje për një

“Profilizimi racor duhet të ndalet. Vetëm se mban një bluzë me kapuç nuk do të thotë se je huligan”.

Martini kishte veshur një bluzë me kapuç mbrëmjen që vdiq. Tani mijëra njerëz i veshin ato në shenjë proteste kundër asaj që e shohin si një paragjykim racor.

Chris Bullock është student.

“Unë mendoj se duhet të jem i lirë të dal me një bluzë me kapuç pa u shqetësuar se dikush mund të më gjykojë në një mënyrë apo një tjetër apo të më shohë si kërcënim”.

Aktivistët e të drejtave civile citojnë rastet e profilizimit racor për automobilistët afrikano-amerikan. Kjo i referohet dyshimeve që kanë policët ndaj afrikano- amerikanëve në trafik pasi ata besojnë se kjo popullatë është më e prirur për të kryer krime.

Profilimizi racor shkel ligjet e vetmbrojtjes. Por shumë afrikano-amerikanë po bëjnë thirrje për ndryshimin e ligjit.

Greg Carr kryeson departamentin e Studimeve afrikano-amerikane në Universitetin Howard në Washington.

“Politikanët kanë prirjen të reagojnë ndaj mobilizimeve në masë dhe kur sheh një numër njerëzish të ndërgjegjësuar mbi realitetin e profilizimit racor, të cilët organizohen në një formë që mund të sjellë miratimin e ligjeve të reja, natyrisht kjo mund të çojë drejt lobizmit dhe drejt një vëmendjeje më të madhe nga forcat e rendit dhe në përgjithësi në gjithë shoqërinë”.

Candance House është studente në Universitetin e Karolinës së Veriut.

“Është shqetësues fakti që ne ende i gjykojmë njerëzit bazuar nga paraqitja e tyre dhe nuk ndalemi për të analizuar veprimet e tyre, pa parë njëherë nëse janë njerëz të mirë apo të këqinj”.

Disa prindër afrikano-amerikanë i këshillojnë fëmijët se si të veprojnë po u ndalën nga autoritetet. Efrugene Baptist, nxënës i shkollës së mesme, ndjek këshillat e nënës.

“Ajo më ka mësuar si të jem më i sigurt në rrugë dhe se në çdo moment mund të ndodhë diçka. Ndaj gjithmonë duhet të jem i vëmedshëm dhe i kujdesshëm për çka po ndodh”.

Për disa kjo këshillë shepsh herë përcakton kufirin mes jetë e vdekjes.

XS
SM
MD
LG