Lidhje

Ngjitja e Rick Santorum në anketa


Ngjitja e Rick Santorum në anketa

Ngjitja e Rick Santorum në anketa

Pas fitoreve të papritura në votimet në disa shtete, kandidati republikan për president, Rick Santorum, po përjeton një shtim të ri të popullaritetit.

Tre anketa të opinionit tregojnë se Rick Santorum është thuajse njësoj i popullor me ish-guvernatorin e shtetit Massachusetts. Mitt Romney.

Një sondash i organizuar nga rrjeti televiziv CBS dhe gazeta New York Times tregon se Santorum gëzon 30 përqind mbështetje mes votuesve republikanë, në krahasim me 27 përqind që gëzon Romney. Kjo shifër eshte nje ndryshim i madh për Santorum, i cili mori vetëm 16 përqind përkrahje në një sondazh të ngjashëm në muajin janar.

Një anktetë opinioni e organizuar nga Grupi studimor Pew tregon se Rick Santorum, ish-senator i Pennsylvanisë, ka 30 për qind mbështetje, në krahasim me 28 përqind që gëzon ish guvernatori i shtetit Masachusets, Mit Romney.

Një sondazh i grupit Gallup tregon se 32 për qind e votuesve të regjistruar republikanë mbështesin Mitt Romneyn, dhe 30 përqind mbështesin Rick Santorum. Ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, radhitet i treti me 16 përqind, pasuar nga ligjvënësi i Teksasit, Ron Paul me 8 përqind.

Javën e kaluar, Rick Santorum korri fitore të papritura në garat në shtetet Misuri, Minesota dhe Kolorado. Por, më vonë gjatë javës, Mitt Romney doli fitues në shtetin verilindor Maine.

XS
SM
MD
LG