Lidhje

Ngozi Okonjo-Iweala synon postin drejtues të Bankës Botërore

  • Jim Randle

Për herë të parë në histori ka shumë kandidatë për postin drejtues të Bankës Botërore, institucion i cili ka misionin për të luftuar varfërinë globale përmes rritjes së zhvillimit ekonomik. Kandidatët do të kenë rastin të intervistohen për postin, duke filluar nga 10 prilli këtu në kryeqytetin amerikan. Gara e ve përballë kandidatin amerikan Jim Yong Kim përballë Jose Antonio Ocampo të Kolumbisë dhe Ngozi Okonjo-Iweala të Nigerisë. Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni një profil të zonjës Ngozi Okonjo-Iweala.

Ngozi Okonjo-Iweala ka një eksperiencë të gjatë në nivelet e larta të Bankës Botërore, ku ajo punon me drejtuesit e vendeve dhe kërkon të merren masa për të luftuar varfërinë.

“Kjo është sfidë për botën, rreth 1 miliard njerëz ngrysen të uritur.”

Aktualisht, ajo është Ministre e Financave e Nigerisë dhe po ashtu sherben edhe si Ministre e Jashtme. Karriera e saj filloi pas shkollimit në Universitetin Harvard dhe në Institutin Technologjik të Massachussets-it. Ajo i ka lënë përshtypje mjaft të mira ekspertit ndërkombëtar të ekonomisë Uri Dadush, ish koleg në Bankën Botërore.

“Ajo ka eksperiencë të madhe zhvillimi në shumë pjesë të botës dhe eksperiencën e drejtimit të ministrisë së financave dhe një ministri ekomonie në një prej mjedisve më të vështira të botës. Ajo ka qenë një luftëtare e vendosur kundër korrupsionit.”

Si Ministre e Financave, Okonjo-Iweala zemëroi shumë nigerianë, duke shkurtuar subvencionet, një përpjekje që i kurseu para qeverisë, por shtoi koston e karburantit për konsumatorët. Ajo argumentoi se paratë do të përdoreshin më mirë në projekte që do të pakësonin papunësinë e madhe të Nigerisë.

Kritikët e saj thonë se puna e gjatë në Bankë e bën më pak të mundur që ajo të sjellë ide të reja, apo të ndryshojë kulturën e institucionit. Por një ekspert zhvillimi thotë se ajo do të ofronte një përzierje të bollshme të eksperiencës financiare dhe diplomatike. Nancy Birdsall, e Qendrës për Zhvillim Global, thotë se ajo po ashtu ka ekperiencë në marrjen e vendimeve të vështira.

“Ajo ka kaluar shumë prova dhe ka eksperiencë si në nivelin politik ashtu edhe në atë makroekonomik të vendeve në zhvillim.”

Zonja Birdsall thotë se është inkurajues fakti që Okonja-Iwela është mes e kandidatëve për postin drejtues të Bankës Botërore. Deri më tani, presidenti i bankës ka qënë gjithmonë amerikan, ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar është drejtuar nga një evropian.

Vitin e kaluar, Washingtoni mbështeti emërimin e ish ministres franceze të financave Christine Lagarde për të drejtuar FMN-në përkundrejt një kandidati nga tregjet në zhvillim. Kurse tani, evropianët mund mbështesin kandidatin amerikan për drejtuesin e Bankës Botërore. Fuqia e kombinuar votuese amerikano-evropiane në secilën prej këtyre organizatave e bën të vështirë për kandidatët nga vende të tjera që t’i japin fund traditës së udhëheqjes perëndimore të institucioneve në fjalë, të cilat kanë një ndikim shumë të madh në botën në zhvillim.

XS
SM
MD
LG