Lidhje

Mesazhe ngushëllimi nga bota


Tragjedia që ndodhi dje në shkollën fillore të Newtown-it në Connecticut, ku u vranë 28 vetë, 20 prej tyre fëmijë ka shkaktuar reagime me dhimbje dhe keqardhje në mbarë botën.

Kryeministrja australiane Julia Gillard e përshkroi sulmin si një “akt të pakuptueshëm dhe të lig”. Ajo tha se ashtu sikurse presidenti Obama dhe amerikanët zemrat “tona janë të thyer rëndë”. Kryeministri britanik David Cameron tha se u ndje “i shokuar dhe tepër i dëshpëruar” kur mësoi për ngjarjen e tmerrshme.

Presidenti francez Francois Hollande tha se e kishte tmerruar lajmi i rëndë. Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton shprehu tronditjen e saj të madhe për incidentin, ndërsa kreu i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso po ashtu tha se ky incident e kishte tmerruar dhe shokuar thellë.

Mbretëresha Elizabeth e Britanisë i dërgoi një mesazh presidentit Obama, ku thonte se ishte shokuar dhe dëshpëruar thellë nga incidenti vdekjeprurës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG