Lidhje

Të dhëna të reja për autorin e sulmit në Nisë


Autori i sulmit Në Nice të Francës, ku mbetën të vrarë 84 persona në Ditën e Bastijës, sipas Prokurorit të Parisit, kishte shprehur interes tek islami radikal.

Francois Molins, i cili mbikqyr hetimet për terrorizëm, tha sot se autori i sulmit që u vra më pas nga policia, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, kishte shprehur mbështetje për grupin Shteti Islamik dhe kishte kërkuar në internet informacione lidhur me sulmin në një kub nate homoseksualësh në Orlando.

Molis tha gjithashtu se Bouhlel kishte kryer vizita për njohjen e terrenit në bregdetin e Nisës, ku ai përdori kamionin e marrë me qera, me të cilin shtypi njerëzit në shëtitoren e qytetit.

Të hënën u mbajtën minuta heshtjeje në mbarë Francën për të nderuar viktimat e 14 korrikut.

XS
SM
MD
LG