Lidhje

Gjykimi ndaj Majorit Nidal Hasan fillon në gusht


Ka filluar përzgjedhja e jurisë për gjykimin e shumëpritur ushtarak të një psikiatri të ushtrisë amerikane që akuzohet për vrasjen e 13 njerëzve në vitin 2009 në një bazë ushtarake në Teksas.

Majori Nidal Hasan mund të përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor për sulmin me armë zjarri në Fort Hood, sulmi më i rëndë i këtij lloji në një bazë ushtarake amerikane.

Hasan, një 42-vjeçar mysliman i lindur në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se ai hapi zjarr në bazën ushtarake në Fort Hood në nëntor të vitit 2009 për të mbrojtur muslimanët dhe Talibanët nga ajo që ai e quajti agresion amerikan. Ai përballet me 13 akuza për vrasje me paramendim dhe 32 akuza për tentativë të vrasjes me paramendim.

I akuzuari, i paralizuar nga mesi i trupit deri te këmbët pasi u qëllua nga policia gjatë sulmit në Fort Hood, do të vetëmbrohet gjatë procesit gjyqësor. Përzgjedhja e jurisë pritet të përfundojë brenda disa javësh ndërsa procesi gjyqësor pritet të fillojë në muajin gusht.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG