Lidhje

Nigeri: 11 të vdekur nga një shpërthim vetëvrasës

  • Zëri Amerikës

Autoritetet në Nigerinë lindore thonë se një shpërthim vetëvrasës që kishte në shënjestër një zyrtar të forcave të rendit, ka lënë të vdekur 11 vetë.

Zyrtarët thonë se një person me motoçikletë u përplas me një autokolonë të policisë në Jalingo, kryeqyteti i shtetit Taraba. Shpërthimi plagosi edhe 20 persona, por zyrtari i forcave të rendit nuk ishte lënduar.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që u krye pranë drejtorisë së policisë dhe ministrisë së financave për këtë shtet.

Incidenti u krye një ditë pasi persona të armatosur në Nigerinë veriore vranë të paktën 15 vetë gjatë një sulmi në një teatër universitar që po përdorej për një shërbesë fetare.

XS
SM
MD
LG