Lidhje

7 shtetas të huaj rrëmbehen në Nigeri


Lagos, Nigeria map
Lagos, Nigeria map
Persona të armatosur u dyndën në një kantier ndërtimi në veri të Nigerisë, rrëmbyen shtatë punonjës të huaj dhe vranë një roje të sigurimit, një nga aktet më të rënda rerroriste në rajonin plot trazira.

Policia nigeriane tha dje se personat e rrëmbyer në kantierin e ndërtimit në qytetin Jama'are të shtetit Bauchi janë shtetas italianë, grekë, britanikë dhe libanezë. Këto vende konfirmuan se ishin informuar për rrëmbimet.

Policia tha se personat e armatosur sulmuan një stacion policie dhe një burg dje vonë, para se të sulmonin kantjerin që është degë e kompanisë libaneze të ndërtimit Setraco. Në kantjer ata vranë rojen, para se të largoheshin me punonjësit e rrëmbyer.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimet.
XS
SM
MD
LG