Lidhje

Nigeri: Shkëmbime zjarri mes sulmuesve të panjohur dhe policisë


Nigeri: Shkëmbime zjarri mes sulmuesve të panjohur dhe policisë
Nigeri: Shkëmbime zjarri mes sulmuesve të panjohur dhe policisë

Dëshmitarët në Nigerinë verilindore thonë se një shkëmbim zjarri mes sulmuesve të panjohur dhe policisë sot në mëngjes i detyroi dhjetra banorë të qytetit të Potsikumit të iknin nga shtëpitë për të shpëtuar.

Sipas njoftimeve, shkëmbim zjarri pati rreth një stacioni policie dhe pjesëve të tjera të qytetit në shtetin Yobe, me njoftime të pakonfirmuara për viktima.

Potiskum është mes 15 rajoneve të Nigerisë veriore ku Presidenti Goodluck Jonathan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar pas ditësh të tëra me sulme vdekjeprurëse.

Dhuna e sotme pason dy ditë sulmesh kur persona të armatosur vranë të paktën 20 vetë në Nigerinë verilindore.

XS
SM
MD
LG