Lidhje

Nigeri, sulm me bomba ndaj besimtarëve gjatë një meshe të krishterë

  • Zëri Amerikës

Dëshmimtarë në Nigerinë veriore thanë se disa persona sulmuan me bomba besimtarët gjatë një meshe të krishterë dhe hapën zjarr ndërsa besimtarët përpiqeshin të largoheshin, duke vrarë të paktën 15 vetë.

Autoritetet e sigurisë thanë se personat e armatosur po ngisnin motoçikleta kur ata ndërmorën sulmin në Universitetin Bayero, në Kano.

Sipas deklaratave zyrtare, sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes para se oficerët e sigurimit të mbërrinin, gjë që detyroi forcat policore të bllokonin qarkullimin në atë zonë, duke mos lejuar për pak kohë as hyrjen e personelit të urgjencës.

Dëshmitarët pohuan se shumë njerëz u plagosën, por numri i saktë i tyre nuk dihet.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për masakrën, e cila vjen pas disa sulmesh të ngjashme të marra përsipër nga grupi militant islamik Boko Haram.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG