Lidhje

Dhjetëra të vrarë në një sulm terrorist në Nigeri


Presidenti nigerian Goodluck Jonathan ka premtuar se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur terroristët që sulmuan një xhami, duke vrarë mbi 80 besimtarë dhe plagosur të paktën 100 të tjerë.

Zoti Jonathan me anë të një deklarate sot, u kërkoi nigerianëve “të mos dëshpërohen në këtë moment të rëndë” në historinë e vendit dhe “të mbeten të bashkuar për t’i bërë ballë armikut të përbashkët”.

Një sërë shpërthimesh pasuar nga zjarr armësh para xhamisë qendrore mbushur me njerëz në Kano, ndodhën menjëherë pas fillimit të lutjeve të së premtes.

Tre bomba shpërthyen pas njëra-tjetrës pranë xhamisë së madhe.

XS
SM
MD
LG