Lidhje

Nigeri, Boko Haram ekzekuton 11 dezertorë

Former members of insurgent group Boko Haram gather in front of Chadian soldiers in Ngouboua, Chad, April 22, 2015. The young men said they were Chadian nationals forced to join Boko Haram while studying the Quran in Nigeria, and that they escaped and tur

Dëshmitarët në Nigeri thonë se militantët e Boko Haramit kanë ekzekutuar 11 anëtarë, të akuzuar për dezertim nga ky grup ekstremist islamik.

Banorët e qytetit Miringa, në shtetin Borno, thonë se luftëtarët e Boko Haramit hynë në qytetin e tyre të premten para agimit dhe shkuan shtëpi më shtëpi duke kërkuar për personat që dyshonin se kishin dezertuar.

Një banor, Muhammed Kimba, u tha gazetarëve me telefon se në agim, 11 persona u gjetën të masakruar në një vend faljesh për Bajramin jashtë qytetit. Ai tha se të gjithë ata ishin persona të ardhur rishtazi dhe që banorët dyshonin se duhet të ishin anëtarë të grupit Boko Haram.

Një gazetë nigeriane njoftoi se militantët i vranë të 11 personat duke i therur në fyt

Boko Haram është fajësuar për disa sulme këtë javë, në vazhdën e një vale dhune të përgjakshme që kur Presidenti Muhammadu Buhari erdhi në këtë post më 29 maj.

XS
SM
MD
LG