Lidhje

Shpërthime në Nigeri, 12 të vrarë


Një dëshmitar i tha Zërit të Amerikës se qindra njerëz protestuan pas sulmeve, por policia arriti t’i shpëndajë dhe t'i qetësojë ata

Në Nigeri, disa shpërthime në tre kisha kanë shkaktuar 12 të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Shpërthimet ndodhën në shtetin Kaduna, të ndarë në dy pjesë: atë veriore me shumicë myslimane dhe atë jugore me shumicën e banorëve të krishterë.

Një dëshmitar i tha Zërit të Amerikës se qindra njerëz protestuan pas sulmeve, por policia arriti t’i shpëndajë dhe të qetësojë demonstruesit.

Guvernatori i shtetit ka vendosur gjendjen e ndalim-qarkullimit për 24 orë. Autoritetet nuk dhanë hollësi për persona të dyshuar për vrasjet, por për sulme të ngjashme në të kaluarën është fajësuar sekti islamik Boko Haram.

Nigeria, me 150 milionë banorë, është e ndarë thuajse në mënyrë të barabartë mes banorëve të krishterë dhe atyre myslimanë.
XS
SM
MD
LG