Lidhje

Sulm në Nigeri, 15 të vrarë

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët thanë se një person kreu sulm vetëvrasës duke përplasur makinën me lëndë plasëse në një kishë në veri të vendit

Zyrtarët nigerianë thonë se një person kreu sulm vetëvrasës duke përplasur një makinë të mbushur me lëndë plasëse në një kishë në veri të Nigerisë sot, duke vrarë të paktën 15 njerëz, në incidentin e fundit kundër të krishterëve në zonë.

Zyrtarët e emergjencës thonë se 42 njerëz u plagosën si pasojë e shpërthimit, i cilu ndodhi kur besimtarët po dilnin nga lutja e mëngjesit në periferi të qytetit Bauchi, kryeqytetit i shtetit Bauchi.

Dëshmitarët thonë se shpërthimi i fuaqishëm shkaktoi shkatërrimin e kishës, duke zënë brenda besimtarët, duke vrarë civilët dhe personelin e sigurisë dhe kanë shkaktuar edhe një numër të plagosurish rëndë.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por islamistët e grupit Boko Haram kanë vënë në shpënjestër kishat nigeriane në të kaluarën.
XS
SM
MD
LG