Lidhje

Presidenti nigerian zotohet të zërë kryesit e sulmit në Abuxha


Presidenti nigerian zotohet të zërë kryesit e sulmit në Abuxha
Presidenti nigerian zotohet të zërë kryesit e sulmit në Abuxha

Presidenti nigerian Gudllak Xhonathan thotë se autoritetet do të ndjekin përgjegjësit për një sulm me bombë në Abuxha natën e Vitit të Ri, me ç’rast u vranë së paku katër vetë.

Ministri i mbrojtjes i Nigerisë thotë se një grua shtatzënë ishte në mesin e atyre që vdiqën kur ndodhi shpërthimi në një dyqan, ku njerëzit ishin mbledhur për të festuar Vitin e Ri. Ministri shton se 26 vetë të tjerë u lënduan.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Duke folur në një shërbesë kishtare për Vitin e Ri në Abuxha, Presidenti Xhonathan tha se sulmi i ngjante atyre që ishin kryer natën e Krishtlindjeve në qytetin Xhos, në pjesën qendrore të vendit.

Grupi i radikalëve islamikë “Boko Haram” mori përgjegjësinë për shpërthimet në Xhos dhe për sulmet e ndërmarra po atë natë ndaj kishave në qytetin Maiduguri.

XS
SM
MD
LG