Lidhje

Nis takimi i nivelit të lartë i Bashkimit Afrikan


Nis takimi i nivelit të lartë i Bashkimit Afrikan
Nis takimi i nivelit të lartë i Bashkimit Afrikan

Udhëheqësit e Bashkimit Afrikan filluan sot një takim dyditor të nivelit të lartë në Addis Ababa me zgjedhjen e kryetarit të ri të organizatës.

Presidenti i Beninit Thomas Yayi Boni u zgjodh si kryetar për vitin e ardhshëm, duke pasuar Presidentin e Guinesë Ekuatoriale Teodoro Obiang Nguema.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ishte ndër folësit e parë në selinë e re të Bashkimit Afrikan të financuar dhe ndërtuar nga Kina, një partnere tregëtare e Afrikës.

Zoti Ban u tha udhëheqësve të Bashkimit Afrikan se 25 zgjedhjet e ardhshme për Presidentë, parlamentet dhe votimet lokale në Afrikë këtë vit duhet të jenë të rregullta.


XS
SM
MD
LG