Lidhje

Nishani dekoron veprimtarë të VATRES


Një ceremoni e posacme u organizua mbrëmë ngë kreu i Shtetit shqiptar në nderim të disa figurave të njohura të Federatës Pan-shqiptare në Amerikë

Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani nderoi mbrëmë gjatë një ceremonie të vecantë veprimtarë të shquar të Federatës Pan-shqiptare në Amerikë “VATRA”, duke vlerësuar kontributin e tyre në mbështetje të cështjes kombëtare. Ai vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” zotin Agim Rexhaj, ndërsa (pas vdekjes) u dekoruan anëtarët e VATRES dhe gazetarë të “Diellit”, shumica e të cilëve u martirizua nga diktatura çnjerëzore komuniste si Aqif Përmeti, Bahri Omari, Kolë Tromara, Kristo Kirka, Kostaq Kota, Aqile Tasi, Kristo Floqi dhe Andon Frashëri.

Presidenti Nishani çmoi gjithashtu (pas vdekjes) “veprimtarët e spikatur për lirinë dhe çështjen shqiptare” Faslli Frashërin, Ali Kuçin, Kolë Rrodhen dhe Halit Qytezën. Në homazh të heroizmit dhe sakrificës për idealet atdhetare ata u nderuan me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Në fjalën e tij presidenti Nishani tha se “kjo veprimtari u kushtohet tërësisht atyre burrave të shquar të këtij kombi, të cilët ditën jo vetëm të ngrinin zërin për Shqipërinë, për kombin, për pavarësinë, për dinjitetin, por edhe të hidhnin themelet e një projekti: e një projekti të një Shqipërie të pavarur, të lirë, e cila duhet të shkonte drejt prosperitetit”

Ai vlerësoi më tej rolin e “Federatës Pan-shqiptare ‘VATRA” e cila sic u shpreh, “është pjesë e ndritur e historisë së Shqipërisë. VATRA u kthye vërtet në një vatër reale të idealeve kombëtare, u kthye në një vatër të mikpritjes, të ushqimit, të idealit dhe parimeve kombëtare për çdo shqiptar në Amerikë, por njëkohësisht edhe në një rreze shprese për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodheshin, në Shqipëri, dhe në të gjitha trojet e tjera të copëtuara shqiptare”, nënvizoi presidenti Nishani.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG