Lidhje

Gjykata e Lartë, Nishani i përgjigjet shumicës


Presidenti thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se për emërimet e gjyqtarëve do të zbatojë ligjin në fuqi. “Keqardhje që mazhoranca nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë cështje”.

Në Shqipëri, presidenti Bujar Nishani tha sot se ai do të respektojë procedurat në fuqi për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, duke ju përgjigjur kështu negativisht kërkesës së shumicës që ai të rihapë procesin për tre vendet e mbetura bosh, sipas ndryshimeve ligjore të miratuara nga parlamenti në fund të dhjetorit të shkuar

‘Së pari nuk ka asnjë ligj të ri që ka hyrë në fuqi. Kemi një ligj i cili është ende në fuqi, dhe si president i Republikës jam i detyruar së pari të zbatoj kohën e parashikuar në ligj dhe në kushtetutë për procesin, ato kritere që ka ligji. Në këtë rast vazhdoj të konstatoj me keqardhje mungesën e vullnetit të shumicës për të zbatuar vendimet e Gjykatës kushtetuese, pasi ka një vendim që përcakton qartë se cfarë do të thotë konsultë midis presidentit dhe parlamentit për emërimin e gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Unë do të vazhdoj të respektojë të drejtën kushtetuese, përderisa ligjvënësi do të vendosë të ndryshojë kushtetutën”, deklaroi zoti Nishani

Këto komente presidenti shqiptar i bëri gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ku ai analizon zhvillimet kryesore të vitit të shkuar dhe sfidat e vendit për 2015. Zoti Nishani flet për marrëdhëniet e tij të vështira me shumicën në pushtet, reformën e pritshme në Drejtësi dhe shqetësimin për një ndikim gjithnjë e në rritje, sic shprehet ai, të politikës mbi gjyqësorin.

Intervista me presidentin Nishani do të transmetohet gjatë emisionit Ditari të së mërkurës.

XS
SM
MD
LG