Lidhje

Nishani, letër krerëve të shteve të BE-së


Në Shqipëri, presidenti Bujar Nishani i është drejtuar me një letër krerëve të shteve anëtare të Bashkimit Europian për të kërkuar mbështetjen e tyre që Shqipërisë t'i jepet statusi kandidat.

Vendimi pritet të merret në fund të këtij muaji, ndërkohë që javën e shkuar Komisioni Europian rikonfirmoi rekomandimin e tij që Shqipëria të marrë statusin kandidat. Raporti i Komisionit njihte përparimet e bëra muajt e fundit.

Sipas presidentit Nishani një vendim pozitiv do të ishte një sinjal inkurajimi jo vetëm për Shqipërinë por edhe një mesazh i rëndësishëm politik për vendet e Balkanit perëndimor.

Autoritetet e Tiranës po zhvillojnë një veprimtari intensive diplomatike, ne vendet të cilat dhjetorin e shkuar kërkuan më shumë kohë. Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist pas takimit të djeshëm në Paris me presidentin Francois Hollandë.
XS
SM
MD
LG