Lidhje

Nishani, nevojiten masa urgjente për të evituar zvarritjet e proceseve gjyqësore


Nishani, nevojiten masa urgjente për të evituar zvarritjet e proceseve gjyqësore
Nishani, nevojiten masa urgjente për të evituar zvarritjet e proceseve gjyqësore

Në Shqipëri ministri i Drejtësisë Bujar Nishani tha sot se nevojiten masa urgjente për të evituar zvarritjet e proceseve gjyqësore të cilat po sjellin bllokimin e dhënies së drejtësisë.

Deklarata e tij vjen pak ditë pasi gjykata e Tiranës nxorri nga qelitë duke i lënë në arrest shtëpiak të akuzuarit për shpërthimin e Gërdecit.

Pak ditë më parë gjykata e Tiranës ndryshoi masat e sigurisë për katër të pandehurit kryesor të cështjes së Gërdecit të cilët mbaheshin në burg. Ata lanë qelitë pasi vendimit për arrest shtëpie, duke qenë se kishin kaluar afatet ligjore të mbajtjes së tyre në qeli.

Sipas ministrit Bujar Nishani, tejkalimi i afateve është një situatë e papranueshme dhe shumë shqetësuese dhe kjo jo vetëm për rastin Gërdeci por edhe procese të tjera tha ai vecanërisht në gjykatën e krimeve të rënda.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG