Lidhje

Presidenti Nishani viziton Malin e Zi


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani po qëndron në Mal të Zi për një vizitë dyditore me ftesë të homologut malazes Filip Vujanoviç.

Vizita synon të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të thellojë bashkëpunimin rajonal.

Presidenti Nishani ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Të dy zyrtarët e lartë i cilësuan marrëdhëniet mes dy vendeve si një model të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.

Në këtë kuadër, u shprehën ata, pakicat luajnë një rol të rëdësishëm për forcimin e lidhjeve dypalëshe.

Presidenti Nishani pasdite qëndroi në Komunën Urbane tëTuzit në Malësi ku u prit nga banorët e kësaj treve me shumicë shqiptare. \Nesër presidenti Nishani pritet të vizitojë Arqipeshkëvinë e Tivarit dhe Komunën e Ulqinit, ku do të takohet me zyrtarët vendorë dhe me përfaqësuesit politikë shqiptarë.

XS
SM
MD
LG