Lidhje

President Nishani refuzon pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit

  • Armand Mero

Në Shqipëri, presidenti Bujar Nishani njoftoi sot se ai nuk do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të krerëve të shteteve të nismës së Bashkëpunimit të Europës Jug-lindore që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë këtë fundjavë

Sipas qëndrimit zyrtar të presidencës shqiptare, shkak për këtë vendim është bërë fakti që Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga nuk është ftuar të marrë pjesë “në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotërin në rajon.

Lënia e Kosovës jashtë Samitit– sipas presidencës shqiptare - është bërë nën presionin e Serbisë në kundërshtim të hapur edhe me marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve, e konkretisht në shkelje të marrëveshjes Thaci-Dacic të nënshkruar muajin e shkuar në Bruksel.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG