Lidhje

Presidenti Nishani para Asamblesë së Përgjithshme të OKB


Në Nju Jork vazhdon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Sot doli para Asamblesë Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili e shfrytëzoi fjalimin e tij për të theksuar angazhimin e Shqipërisë ndaj parimeve bazë të Kombeve të Bashkuara dhe përkushtimin e saj për të zbatuar axhendën e organizatës për një botë në paqe dhe në zhvillim të qëndrueshëm.

Presidenti Nishani flet ne OKB
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:31 0:00

Në fjalën e tij Presidenti i Shqipërisë tha se vendi i tij i përmbahet bindjes se sfidat aktuale kërkojnë një bashkëpunim të ngushtë global:

“Shfrytëzoj rastin për t’ju siguruar se vendi im ka sensitivitetin e nevojshëm lidhur me sfidat me të cilat ndeshet bota dhe mbështet përpjekjet e përbashkëta me bindjen se parandalimi i konflikteve dhe garantimi i paqes dhe sigurisë me fokusin tek popujt dhe shoqëria njerëzore kërkojnë bashkëpunim të ngushtë”.

Presidenti Nishani foli edhe për rrënjët e krizave që kanë çuar në dyndjen e refugjatëve, ndër to edhe dhunën me motive fetare, duke e vënë në kontrast me shembullin e Shqipërisë si një shoqëri me një traditë disa shekullore të harmonisë fetare.

“Një tjetër sfidë për shoqërinë njerëzore lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

“Sulmet terroriste, sidomos ato me motive fetare janë intensifikuar. Në këtë kontekst, Shqipëria e vlerëson rolin e pazëvendësueshëm që luan OKB në luftën kundër terrorizmit dhe për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”.

Zoti Nishani foli për rolin që ka luajtur Shqipëria në bashkëpunim me vende të tjera të rajonit dhe vende të BE për të përballuar dyndjen e refugjatëve:

“Shqipëria bën pjesë në atë segment të komunitetit ndërkombëtar që është përballur me migracionin dhe dyndjen e refugjatëve në mënyrë konsistente dhe të koordinuar. Realiteti në terren dhe në nivel politikash na kanë vënë para nevojës për të ndryshuar metodologjinë në mënyrë që të marrim hapa cilësore në veprimet tona dhe bashkëpunimin tonë lidhur me migracionin”.

Në këtë aspekt, tha zoti Nishani, Shqipëria u është bashkuar të gjitha angazhimeve të Bashkimit Evropian kur i është kërkuar dhe ka qenë e nevojshme.

Presidenti i Shqipërisë u ndal në fjalën e tij edhe në rolin e Kosovës në rajon duke u shprehur se pavarësia e Kosovës ka kontribuuar për të forcuar paqen, stabilitetin dhe ripajtimin në Ballkan. Ai shprehu shpresën se vende të tjera të OKB-së do të vazhdojnë ta njohin Kosovën në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG